Botë

Shkon në 65 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë

Së paku 65 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.6 me epiqendër jugperëndimin e Kinës, të hënën.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 13 të hënën në provincën e Sichuanit.

Si pasojë e dridhjeve janë dëmtuar linjat e telekomunikacionit dhe janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke shkaktuar dëme serioze, shkruan BBC-ja të martën.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Luding, në periferinë malore, rreth 226 kilometra në jugperëndim të Chengdusit.

Afër 21 milionë persona në Sichuan janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi javën e kaluar për shkak të rregullave për COVID-19.