Një tërmet 3.8 shkallë Rihter ka dridhur Bosnjë-Hercegovinën sot, raportojnë mediumet boshnjake. Tërmeti ka goditur në Kaknja, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë viktimë apo dëme materiale.
Sipas Qendrës Seizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), epiqendra ka qenë katër kilometra nga Kaknja, dhe rreth 38 kilometra nga kryeqendra Sarajeva, ndërsa ka qenë në thellësi 10 kilometra.
Artikuj të ngjashëm