Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet 4.2 shkallësh në Bosnjë-Hercegovinë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një tërmet ka goditur Bosnje e Hercegovinën në mëngjesin e së hënës.

Sipas informacioneve të para të Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti që ndodhi rreth orës 09:20 me epiqendër 11 kilometra në verilindje të Sarajevës, ka pasur thellësi prej gjashtë kilometrash.

Ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

 

Artikuj të ngjashëm