Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet në Bosnjë-Hercegovinë

Një tërmet me 4.3 shkallë të Rihterit është regjistruar në orët e para të së dielës në Bosnjë-Hercegovinë.

Të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) treguan se tërmeti përfshiu një perimetër të gjerë të dridhjes, derisa s'është bërë e ditur nëse ka pasur dëme.

Sipas EMSC-së, në këtë zonë janë regjistruar edhe disa dridhje më të vogla.

Një tërmet me 2.5 shkallë të Rihterit u regjistrua edhe në Shqipëri.