Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fuqishëm në Bosnjë e Hercegovinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjë e Hercegovinën të shtunën në mbrëmje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), tërmeti i regjistruar kishte magnitudë 5.2 ballë, teksa vlerësimi fillestar ishte 5.4.

Epiqendra ishte 10 kilometra nga Zenica dhe 69 kilometra nga Banjalluka.

Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo dëme materiale të shkaktuara nga ky tërmet.

 

Artikuj të ngjashëm