Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet vdekjeprurës në Afganistan

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur Afganistanin perëndimor, duke lënë të vdekur 14 dhe duke lënduar 78, shkruan The Guardian.

Parashikohet se numri i të vdekurve mund të rritet pas raportimeve për rrëshqitje të dheut dhe viktima të bllokuara nën ndërtesat e shembura.

Epiqendra ishte 40 km në veri-perëndim të qytetit më të madh të rajonit, Heratit, dhe u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.5, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Turmat e banorëve u larguan nga ndërtesat në qytet rreth orës 11 të mëngjesit pasi filluan tërmetet, të cilat zgjatën për më shumë se një orë.