Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur të paktën 250 njerëz dhe qindra të lënduar në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal për BBC-në të mërkurën.
Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin njerëz në barela, nën rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.
Zyrtari i qeverisë ka thënë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, pasi mbi 150 janë të lënduar dhe aktualisht po marrin trajtim. Disa janë në gjendje të rëndë.
Tërmeti pati epiqendrën rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khostit.
Lëkundjet u ndien në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Tërmeti - i cili goditi gjatë orëve të para të mëngjesi në kohën kur shumë njerëz po flinin - ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
-
Tërmet i fuqishëm në Afganistan, mbi 250 të vdekur
-
Talebanët kërkojnë ndihmë pas tërmetit që la 1.000 të vdekur në Afganistan
-
Mbi 20 të vdekur në tërmetin 6.3 ballë Rihter në Afganistan
-
Arrin në mbi 2,200 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan
-
Arrin në mbi 1400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan