Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fuqishëm godet Venezuelën

Një termet me magnitudë 7,3 ballë sipas Rihterit ka goditur Venezuelën veriperëndimore, ndërsa dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin Karakas.

Qendra amerikane për vrojtime gjeologjike (USGS) njoftoi se një termet me magnitudë 7,3 ballë të Rihterit është regjistruar në një thellësi prej 123 kilometrash, me epiqendër rreth 20 kilometra nga qyteti veriperëndimor Yaguarap.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Nestor Luis Reverol, deklaroi se tërmeti nuk ka shkatuar viktima, por se ka pasur disa të lënduar dhe janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, transmeton AA.

Banorët e Karakasit për mediat amerikane deklaruan se tërmeti ka zgjatur rreth një minut.

Artikuj të ngjashëm