Qyteti i Berlinit në Gjermani ka vendosur zyrtarisht të heqë përcaktimin gjinor “ai” dhe “ajo” për nxënësit nga diplomat e shkollës dhe dokumentet e tjera shkollore.
Në kryeqytetin gjerman, diplomat e shkollës dhe dokumentet e tjera shkollore tani do të bëhen neutrale gjinore duke hequr përemrat vetorë “ai” dhe “ajo”, të cilat ishin përdorur deri më tani, raporton mediat gjermane.
Rekomandimi ka ardhur nga një letër e Bordit të Arsimit. Në të ardhmen, do të ketë një vend të rezervuar në fjalitë e paraformuluara ku, për shembull, mund të përdoret një emër ose një përemër vetor.
Për shembull, do të shkruhet “EMRI do të kalojë në klasën xy në vitin e ardhshëm shkollor”, në vend të “ai/ajo do të kalojë në klasë...”. Për nxënësit më të vjetër të klasave të larta mund të vendoset edhe mbiemri.
Kalimi në forma të reja, neutrale nga gjinia pritet të përfundojë gjatë vitit aktual shkollor. Sipas mediave gjermane, mësuesit ftohen t'i përgjigjen dëshirave të nxënësve dhe t'u ofrojnë atyre angazhim neutral ndaj gjinisë.
“Sa herë që ekziston dëshira për t'u drejtuar në një mënyrë neutrale ndaj gjinisë ose për t'u adresuar me emër, përemrat vetjakë dhe formulimet që lidhen me gjininë duhet të shmangen”, thuhej në letër.
-
Historia e suksesit dhe egërsisë ndaj komunitetit “queer” në Berlin
-
Berlini do të ndryshojë emrin racist të një rruge qendrore
-
Parlamenti gjerman miraton planin që e lehtëson ndërrimin e emrit ose gjinisë ligjërisht
-
Gjermania me ligj që t’ua lehtësojë njerëzve ndërrimin e gjinisë
-
Berlini ua lejon grave të qëndrojnë të zhveshura në pishina publike