Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tensionet me Turqinë, Greqia aprovon marrëveshje gjigande të armëve me Francën

Parlamenti grek të martën aprovoi marrëveshjen 3 miliardë euro për anije lufte me armatime të rënda, për të cilat zyrtarët e mbrojtjes thonë se janë jetësore për të adresuar tensionet e vazhdueshme me Turqinë, raporton AP.

Ligjvënësit votuan në favor edhe të gjashtë avionë ushtarak në porosinë ekzistuese për 19 avionë – 12 të rinj dhe 12 që ishin përdorur për shërbim në forcat ajrore të Francës.

Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, mbeten në mosmarrëveshje mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e shfrytëzimit të mineraleve në Detin Egje dhe në Mesdheun lindor. Një studim turk i naftës dhe gazit në vitin 2020 rezultoi në një përplasje të tensionuar detare midis dy vendeve.

Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotoulos ka thënë se ushtria greke duhet të modernizohet.