Në Senatin spanjoll po vazhdon debati për konfirmimin zbatimit të nenit 155 të Kushtetutës me të cilin Madridi do ta merrte kontrollin ndaj Katalunjës.
Situata u tensionua shumë kur fjalën e mori senatori Jockin Bildarac, transmeton Koha.net
Gazeta spanjolle “el pais” njofton se Bildarac, i cili është zëdhënës i Partisë Kombëtare baske (PNV), ka thënë se "kombi bask ekziston".
Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar senatorët e Partisë populloret të kryeministrit spanjoll Marian Rahoyi të cilët filluan të bërtisnin "Nuk ekziston!", e atyre Bildarac ua kthente "Po, ekziston!".
"Pais" shton se dueli verbal vazhdoi me parulla e duartrokitje.
Artikuj të ngjashëm
-
Trazira në Spanjë, kundërshtohen kushtet e katalonasve për formim të qeverisë
-
Në Kuvendin e Spanjës bëhet thirrje për ta njohur Kosovën
-
Mohuesit e COVID-19 protestojnë në Spanjë, kundërshtojnë masat
-
Politikanët në Spanjë të ndarë për pjesëmarrjen e deputetëve të dënuar katalanas
-
Kandidatët spanjollë përplasen rreth Katalonjës në debatin televiziv para zgjedhjeve