Udhëheqësit e partive kryesore politike të Spanjës e kanë mbajtur seancën e parë parlamentare, pjesë e së cilës ishin edhe katër separatistë të dënuar katalanas. Ata fituan vende në Parlamentin e ri spanjoll në zgjedhjet e mbajtura muajin e shkuar.
Gjykata Supreme vendosi se ata mund të merrnin pjesë në seancat parlamentare të hapura, para se të ktheheshin në burg.
Pablo Iglesias, kreu i Podemos të krahut të majtë, tha se udhëheqësit e burgosur katalanas duhet të jenë në gjendje të përfaqësojnë njerëzit që votuan për ta. Por lideri i partisë së qendrës së djathtë, Ciudadanos, Albert Rivera, tha se partia e tij do të kërkojë nga Parlamenti që t’i ndalojë deputetët e burgosur të marrin pjesë në seancat e parlamentit duke e quajtur pjesëmarrjen e tyre “të padenjë”.
Të katër deputetët katalanas po gjykohen për përfshirjen e tyre në referendumin e Katalonjës për pavarësi, dy vjet më parë.
-
Gjykata e lartë e Spanjës mban në fuqi urdhrat e arrestit për separatistët katalonjas pavarësisht amnistisë
-
Parlamenti i Spanjës miraton përfundimisht ligjin e amnistisë për separatistët katalonjas
-
Katalanasit votojnë të dielën në zgjedhjet që shihen si çelës për stabilitetin e Spanjës
-
Parlamenti spanjoll miraton projektligjin që synon amnistimin e separatistëve katalonjas
-
Mijëra spanjollë protestojnë kundër ligjit të amnistisë për separatistët katalanas