Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tel – Aviv: Mesazh i fortë i Trumpit që duhet ta dëgjojnë Irani dhe Koreja Veriore

Izraeli ka shprehur përkrahjen totale për sulmet e SHBA-së në Siri duke i quajtur “mesazh të fortë”që duhet ta dëgjojnë Irani e Koreja Veriore, është thënë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Nétanyahu i cili ishte njoftuar për sulmet pak para se ato të bëheshin, transmeton Koha.net .

“Me fjalë e me akte, presidenti Trump ka dërguar një mesazh të fuqishëm e të qartë: Nuk do të tolerohet përdorimi dhe propagandimi i armëve kimike”, njofton lefigaro të ketë thënë Tel - Avivi zyrtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo