Kina ka urdhëruar një rishikim të tërësishëm të teksteve shkollore, pasi ilustrimet e përdorura u konsideruan seksiste, të shëmtuara e me mesazhe proamerikane. Për përmbajtjen kanë reaguar prindër e ekspertë të arsimit, duke theksuar se librat e matematikës janë kontroverse.
Disa ankues thanë se nëpër tekste u panë fotografi të fëmijëve me sy të vegjël, të hapur e me ballë të madh, duke i konsideruar si ofenduese e raciste, raportoi CNN-i të martën.

Nëpër ilustrime u panë edhe fotografi të djemve të vegjël me pantallona të fryra, duke u konsideruar si skica të organeve gjenitale. Në një ilustrim tjetër, një djalë i ka të vendosura duart në gjoksin e një vajze, ndërsa një tjetër duke e tërhequr fustanin e një vajze.
Janë ekspozuar edhe veshje të brendshme të vajzave në libra.
Mesazhe proamerikane po konsiderohen ilustrimet e fëmijëve të veshur me rroba të modeluara me yje dhe vija, si flamuri i SHBA-së.

Një vizatim tjetër me yje u konsiderua si fyerje për flamurin kinez.
Në internet ka nisur një fushatë ndaj teksteve shkollore me përmbajtje të tilla. Shumë deklaruan se ilustrimet e përdorura janë nën standardin e duhur. Tekste të tilla shkollore shfrytëzohen që nga 2013-a, kur shtëpia botuese “People’s Education Press”, i botoi “pa u vënë re”.
Edhe
Kina zëvendëson vizatimet nëpër libra pas kritikave se të vjetrat ishin fyese

Nacionalistët kinezë i akuzuan autoritetet për “infiltrim kulturor-perëndimor”, duke pretenduar se botuesit punuan fshehurazi për “forcat e huaja”. U akuzua SHBA-ja për “korruptim të shpirtrave të fëmijëve të pafajshëm kinezë”.
“People’s Education Press” lëshoi pe, duke bërë të ditur se do t’i tërheqë tekstet shkollore për ridizajnim.
Ministria e Arsimit e Kinës tha se botuesi duhet t’i korrigjojë e reformojë tekstet, në mënyrë që versioni i ri të futet në përdorim nga vjeshta.