Kina ka zëvendësuar vizatimet në disa libra të shkollave fillore pasi materiali i mëparshëm u konsiderua fyes, shkroi BBC të martën.
Pavarësisht se vizatimet origjinale u përdorën për shumë vite, pati një zhurmë të papritur në maj kur ato u përshkruan si "të shëmtuara, raciste, drithëruese dhe seksuale", nga Global Times.
Botuesi kërkoi falje në atë kohë dhe u zotua t’i rivizatojë ato.

Mijëra libra janë rishikuar tani dhe disa ilustrues dhe botues janë pushuar nga puna.
Gazeta kineze Global Times përshkroi disa nga ilustrimet që tregonin një djalë me "atë që dukej si një tatuazh në kyçin e këmbës së tij", një vajzë me një "veshje lepurushi" dhe fëmijë me "flamurin e SHBA-së".
Edhe
Tekstet shkollore kineze me mesazhe seksiste e armiqësore
Shumë kritikë të karikaturave i akuzuan ilustruesit për "përdhosje të qëllimshme të etikës së popullit kinez" dhe i quajtën botuesit "të papërgjegjshëm", raportoi Global Times.
U deshtë që një ekip prej 350 specialistësh të rishikonin rreth 2000 libra për t’u siguruar se materiali ishte i përshtatshëm.