Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Te të dyshuarit për shuplakën dhënë Macronit gjenden një libër i Hitlerit dhe disa armë

Hetuesit kanë gjetur armë dhe kopje të librit anti-semitik të Hitlerit, “Mein Kampf” në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë gjatë një vizite zyrtare, raporton BBC.

Burrat, të moshës 28-vjeçare, janë arrestuar jashtë një hoteli në jug-lindje të Francës.

Shtëpitë e tyre janë bastisur pas sulmit në Tain – l’Hermitage.

Libri dhe armët janë gjetur në shtëpinë e personit që dyshohet se ka filmuar sulmin ndaj presidentit Macron.

Në mesin e armëve në shtëpinë e tij është gjetur një shpatë, një kamë dhe një pushkë që ishte ligjërisht në posedim të tij.

Edhe Sulm me thikë në Francë, një i vdekur Botë Sulm me thikë në Francë, një i vdekur

Presidenti i Francës është qëlluar me shuplakë pas një vrapimi në drejtim të turmës që ishte ndarë nga një barrierë e metaltë, ndërsa dy roja vrapuan dhe e kapën sulmuesin.

Zëdhënësi i Macronit ka mohuar se ai ishte kërcënuar nga sigurimi i tij që të mos afrohet.

“Qartë presidenti i republikës do të vazhdojë të ketë kontakt direkt me qytetarët francezë, siç do të ketë edhe pjesa e tjetër e qeverisë”, ka thënë Bariel Attal.

Disa orë më vonë Macron tha se është ngjarje e izoluar dhe personat e dhunshëm nuk duhet të lejohen të pengojnë debatin publik.

Personi i parë, ai që e qëlloi presidentin, dyshohet se ka pasur interesim në disa figura të ekstremit të djathtë dhe monarkiste, si dhe në historinë mesjetare franceze.

Në faqen e tij në instagram ai e ka përshkruar veten si pjesë e federatës nacionale të arteve marciale historike evropiane. Ndërsa ai shihet me një kostum të Mesjetës dhe duke mbajtur shpatë.

Edhe Macroni sulmohet me domate në një treg në Francë Botë Macroni sulmohet me domate në një treg në Francë

Por, sipas një shoku të tij, Loic Dauriac, i dyshuari është person jopolitik dhe se shuplaka ishte befasuese, pasi nuk ka karakter të tillë.