Personi që goditi presidentin e Francës Emmanuel Macron me shuplakë në fytyrë tashmë është identifikuar dhe po mbahet në paraburgim.
Ai është 28-vjeçari Damien Tarel dhe sipas organeve të rendit në Francë, nuk ka dosje të mëhershme.
Sipas mediave ndërkombëtare, ai po hetohet për veprën sulm mbi zyrtarin publik dhe për këtë, sipas ligjeve në Francë maksimumi mund të dënohet me tre vjet burgim e 45 mijë euro gjobë.
Macron u godit të martën në jug të Francës, gjatë një turneu nëpër vend për të parë “ringjalljen e vendit pas pandemisë”. Ai u godit pasi iu afrua turmës së qytetarëve për t’i përshëndetur.
Artikuj të ngjashëm