Botë

Flakareshë fytyrës Macronit gjatë vizitës në jug të Francës

Descriptive Text

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka marrë një shuplakë në fytyrë gjatë vizitës së tij zyrtare në juglindje të Francës.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, Macroni shihet teksa i afrohet një barriere në qytetin e Valences, por një burrë e godet me shuplakë, para se rojet e sigurimit të ndërhynin.

Dy burra janë raportuar pas incidentit, raportojnë mediat franceze.