Të shtëna me armë janë dëgjuar të enjten në një kompani në Maryland të SHBA-s, ku dyshohet se ka shumë viktima, raportoi CNN-i.
Policia në Uashington është duke e hetuar rastin të ndodhur në “Columbia Machine”, në Smithsburg të Marylandit, por ende nuk dihet se sa viktima janë shënuar.
Sipas policisë, tani nuk ka asnjë kërcënim për komunitetin.
Zyra e Policisë së Qarkut në Washington ka shkruar në Facebook lidhur me rastin.
“Zyra e Sherifit mund të konfirmojë se ka shumë viktima dhe i dyshuari nuk është më një kërcënim për komunitetin. Ky është një incident me zhvillim të shpejtë dhe ne do të japim informacione sa më shpejt të mundemi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
3 të vdekur dhe 3 të plagosur nga të shtënat në një shtëpi në Maryland
-
Dy të vdekur nga një sulm me armë zjarri brenda një kompanie në Gjermani
-
Ofrohen 50 mijë dollarë për informata për kapjen e të dyshuarve për vrasjet në Alabama
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Sulm me armë në SHBA, të paktën një i vdekur dhe 24 të plagosur