I veshur me një kostum (enkas për mbrojtje nga viruset/lëndët djegëse), dy maska dhe një mburojë të fytyrës, Du Mingjun trokiti në derën e një banese në një lagje periferike të Wuhan-it një mëngjes.
Një burrë, i pajisur me një maskë e hapi derën dhe pasi që Du Minjgun prezantoi veten si një këshilltar psikologjik, ai shpërtheu në lot.
‘’Nuk mundem ta përballoj më këtë ’’tha ai. I diagnostikuar pozitiv me koronavirus në fillim të muajit shkurt, burri i cili dukej që është në të 50-tat, ishte trajtuar në dy spitale para se të transferohej në një qendër karantine, e vendosur në një grup të blloqeve të apartamenteve në një pjesë industriale të Wuhan-it, vendi ku shpërtheu koronavirusi Covid-19.
‘’Pse", pyet ai, "edhe dy muaj pasi që e luftova koronavirusin testet dalin përsëri pozitive’’.
Përgjigjja e kësaj pyetje është një mister enigmatik me të cilin po merren mjekët nga Kina edhe pse është ngadalësuar përhapja e virusit në të gjithë vendin.
Edhe
Shërimi i pacientëve me Ebolë sjell momente gëzimi në epiqendrën e shpërthimit të epidemisë
Këta pacientë të gjithë kanë rezultuar negativë për koronavirus në një pikë pasi që janë shëruar, por kanë rezultuar pozitivë përsëri, disa pas 70 ditëve e disa pas 50 ditëve, thanë mjekët.
Fakti që këta pacientë vazhdojnë të rezultojnë pozitivë me koronavirus, dhe kanë mundësi potenciale për infektimin e njerëzve të tjerë, është një shqetësim ndërkombëtar pasi që shumë shtete kërkojnë t’i japin fund bllokimeve dhe të rifillojnë aktivitetin ekonomik pasi përhapja e virusit ngadalësohet. Momentalisht, periudha e izolimit e rekomanduar pas ekspozimit ndaj koronavirusit është 14 ditë.
Deri tani, nuk ka pasur raste të infektimit të njerëzve nga pacientët e rinj me koronavirus, sipas zyrtarëve kinezë të shëndetësisë, raporton Reuters.
Kina nuk ka publikuar statistika të sakta se sa pacientë janë në këtë kategori por të dhënat e spitaleve në Kinë dhe disa raporte tjera të mediave tregojnë se janë të paktën dhjetëra raste të tilla.
Në Korenë Jugore, pothuajse 1,000 njerëz kanë rezultuar pozitivë për katër javë e më shumë. Në Itali, vendi i parë evropian i shkatërruar nga pandemia, zyrtarët shëndetësorë kanë konstatuar që pacientët me koronavirus mund të rezultojnë pozitiv për pothuajse një muaj, transmeton KOHA.
Pasi nuk ka njohuri të mjaftueshme për përmasat e infektimit të këtyre pacientëve, mjekët në Wuhan janë duke i mbajtur të izoluar për më gjatë.
Edhe
Një shtetas amerikan dhe një francez rezultojnë pozitivë me hantavirus pasi u larguan nga anija
Zhang Dingyu, kryetari i spitalit Jinyintan, ku shumica e rasteve më serioze janë trajtuar, ka thënë që zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se izolimi mund të jetë i tepruar sidomos kur nuk ka prova që pacientët janë infektiv. Por për momentin, është më mirë të merren këto masa për mbrojtjen e publikut.
Disa mjekë kanë supozuar që pacientët të cilët kanë rirezultuar pozitivë për koronavirus, janë infektuar përsëri me të. Kjo do të jepte mundësi për shpresën që njerëzit të cilët rezultojnë një herë pozitiv me koronavirus, mund të prodhojnë antitrupa që do ta ndalonte virusin të shfaqë simptoma.