Testimi pozitiv për koronavirus është stresues për shumë njerëz dhe ndodh ndoshta një herë apo dy.
Por, një burrë ka treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus për 78 ditë rresht dhe nuk ka dalë nga shtëpia për 14 muaj, raporton The Sun.
Muzzafer Kayasan së pari kishte rezultuar pozitiv me koronavirus në nëntor të vitit 2020.
Ndonëse vuan nga leukemia, 56-vjeçari ka thënë se nuk kishte simptome të rënda me virus dhe u lirua nga spitali pak kohë pas infektimit. Por me kaq nuk mbaroi.
Derisa në disa shtete, si shembull Britani të Madhe, duhet të izolohesh vetëm pesë ditë pasi rezulton pozitiv me koronavirus, në Turqi, ku jeton Muzafferi, duhet izoluar për shtatë ditë.
Edhe
505 ditë me COVID-19, pacienti që rezultoi pozitiv çdo ditë deri kur vdiq
Që nga infektimi me virusi, Muzaffer kaloi nëpër spital nëntë muaj, ndërsa pesë muaj tjerë në shtëpinë e tij në Stamboll.
Ai nuk ka qenë në gjendje të ketë kontakt fizik me bashkëshorten e tij apo të birin gjatë kësaj kohe, por ata kanë qenë në gjendje ta vizitojnë.
Ai ka thënë se fillimisht kishte menduar se është vetëm bartës i virusit, por tash ka mësuar se “nuk është ashtu”.
“Mendoj se jam më tepër i ekspozuar nga virusi. Edhe një mace duke kaluar nëpër dritare mund të më infektoj mua”, thotë Muzafferi në shaka, raporton “The Sun”. “Unë i rikuperova, por ende kam mbetje të COVID-19 në trupin tim. Ky është shpjegimi i vetëm që më është dhënë për testimet pozitive. Problemi i vetëm është se nuk mund të prek të dashurit e mi. Është shumë e vështirë. Mandje nuk mund as të vaksinohem për shkak të gjendjes sime”.
Situata e Muzafferit është e rrallë, por shkencëtarët kanë kryer studime për të mësuar pse njerëzit vazhdojnë të rezultojnë pozitivë edhe pasi kalojnë virusin.
Ekspertët në laboratorin Whitehead Institute Member thonë se sekuencat gjenetike të koronavirusit mund të integrohen në qelizat e njeriut.
Edhe
COVID-i më i gjatë: Britaniku që e vuajti sëmundjen për 10 muaj
Kjo do të thotë se ka ende virus në sistem, i cili mund të vazhdojë të detektohet nga testet.
Ekspertët shpjegojnë se koronavirusi mund të integrohet në gjenomin e njeriut dhe se rreth 8 për qind e ADN-së tonë aktualisht përfshirë gjenome të viruseve të lashta.