Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të shëndosha, por krenare

Rrëfimi i gjashtë grave me mbipeshë, të cilat e shprehin anën pozitive të trupit të tyre gjigant dhe angazhohen për pranimin në shoqëri të kilogramëve të tyre të tepërt si diçka krejt normale

Courtney, 24 vjeçe nga Grimsby

“Kam nisur të shtoj peshë qysh prej kohës së rinisë.

Kur isha vetëm dhjetë vjeçe, u diagnostikova me tiroidet joaktive, kështu që çdo vit shtoja më shumë e më shumë peshë. Unë përnjëmend kam qenë shumë aktive dhe dinamike në jetë, kështu që ishte e çuditshme. Nisën të më krijoheshin gunga në trup dhe nuk e dija se çfarë mund të bëja.

Dhe shumëkush është tallur me mua në shkollë e pastaj nisa ta urreja trupin tim – absolutisht e urreja. Madje nisi të ndikonte përnjëmend edhe në shëndetin tim mendor.

Kur isha në shkollë të mesme, po shtoja edhe më shumë peshë. U detyrova të mbaja një dietë të ashpër dhe humba goxha shumë peshë si rrjedhojë e saj. Isha shumë më e hollë – megjithëse ende isha e madhe, por e kuptova se nuk isha bërë person më i mirë. Nuk isha aspak e bukur, nuk isha aspak mahnitëse dhe isha po i njëjti person, megjithëse isha person shumë më i lumtur...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)