Një grup ekspertësh anglezë të fushës së psikologjisë kanë arritur në përfundimin se të qenit mbipeshë nuk është mungesë vullneti.
Nga vitit 2005 e deri në 2017, personat mbipeshë janë rritur me 18% në Britaninë e Madhe, dhe kjo rritje nuk shpjegohet thjesht me rënien e motivimit apo mungesën e vullnetit.
Njerëzit që rrezikohen më shumë nga obeziteti janë ata që e kanë të trashëguar gjenin, dhe që gjithashtu kanë punën, rrethanat shoqërore apo shkollore që i detyrojnë të jenë inaktivë fizikisht, sipas studimit.
Sidomos njerëzit që jetojnë në zona më të varfra, me më pak mundësi, përballen me më shumë stres. Me kushtet e këqija ekonomike, edhe mundësitë për ushqim të shëndetshëm e për veprimtari fizike janë të kufizuara.
Sipas raportit, përvoja psikologjike luan gjithashtu një rol të madh. Gjysma e të rriturve që janë obezë, kanë përjetuar vështirësi në fëmijëri.
Edhe
Mbipesha mund të shkaktojë depresion
Ndërsa stresi që krijohet nga turpi i të qenit të shëndoshë bën që këta njerëz të hanë më shumë e të shëndoshen më shumë.
Psikologët thonë se gjuha me të cilën u drejtohen personave të shëndoshë gjithashtu duhet të ndryshojë. Në vend që të quhen persona obezë, duhet të quhen persona me obezitet./tch
-
Rastet e reja të obezitetit po rriten më shpejt te të rinjtë, paralajmërojnë ekspertët
-
Nëse s’merren masa drastike, 220 milionë fëmijë mund të jenë obezë deri në vitin 2040
-
Pse disa njerëz e kanë shumë më të vështirë të humbin peshë se të tjerët?
-
Numri i fëmijëve obezë tejkalon numrin e fëmijëve që vuajnë nga uria