Botë

Të qeshura dhe shtrëngime duarsh në takimin 90 minutësh Biden-Papa Françesku

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ka pasur një “raport të pastër” ndërmjet presidentit Joe Biden dhe Papa Françeskut, në takimin e tyre që ka zgjatur për plot 90 minuta. Sipas njoftimit, takimi ishte dy herë më i gjatë se takimi i Bidenit me John Paul II në vitet 1980, të cilin ai shpesh e kujton për gjatësinë.

Takimi Biden-Françesku ishte “shumë i ngrohtë” që nga momenti kur delegacioni amerikan ka arritur në Vatikan.

“Kishte të qeshura dhe raport të pastër ndërmjet presidentit Biden dhe Papës”, thuhet në njoftim zyrtar.

Në njoftim thuhet se Biden dhe Papa Françesku kanë diskutuar për një sërë çështjet të rëndësishme, me prioritet pandeminë me koronavirus dhe ndryshimet klimatike.

Bideni është presidenti i 14-të i SHBA-së që takohet me një Papë në Vatikan.

Kjo është hera e parë që Bideni viziton Vatikanin që nga viti 2016, kur ende ishte duke u e marrë vetën pas humbjen së djalit të tij Beau si pasojë e kancerit, një vit më parë.

Pas takimit me Papa Françeskun, Joe Biden është takuar edhe me presidentin Italian, Sergio Mattarella dhe kryeministrin, Mario Draghi.