Botë

Të paktën tre viktima nga përmbytjet në Meksikë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe tre janë shpallur të zhdukur si pasojë e përmbytjeve që goditën pjesën veriperëndimore të Meksikës.

Autoritetet në Sinaloa sot shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në 11 komuna, si pasojë e gjendjes së rëndë nga vërshimet, transmeton KP.

Mediat lokale raportojnë se rrugët janë përmbytur, ndërsa gjendje është e vështirësuar për banorët e këtyre zonave.