Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje balte, teksa stuhitë po godasin pjesë të Apalachisë qendrore. Guvernatori i Kentakit ka njoftuar të enjten se të paktën tetë njerëz kishin vdekur nga përmbytjet në shtet. Ai thotë se dëmi i pronës ka qenë masiv, me qindra shtëpi të shkatërruara.
Ndihmat nga autoritetet përkatëse po vazhdojnë në të gjithë rajonin, mirëpo kanë bërë të ditur se nuk është e mundur të shpëtohen të gjitha shtëpitë.
“Jemi në dijeni se kemi njerëz të cilët nuk mund t’i arrijmë. Kjo do të thotë se ata kanë ujë në shtëpitë e tyre e janë të bllokuar, kur ne thjesht nuk mund të bëjmë asgjë sepse uji është i shpejtë e i rrëmbyeshëm”, ka bërë të ditur ekzekutivi Robbie Williams nga Floyd County Judge. Floyd County është në Kentakin lindor. Kështu është edhe Perry County, ku drejtori i menaxhimit të urgjencës e quajti dëmin “katastrofik”.
Glenn Caudil i Departamentit të Zjarrfikësve Grapevine-Chavies në Perry County ka treguar se përmbytjet kanë prekur pothuajse të gjithë atje.
“Ndoshta 95% e njerëzve në këtë zonë këtu kanë humbur gjithçka. Shtëpi, makina, kafshë. Është për të ardhur keq. Me të vërtetë po”.
-
Të paktën nëntë të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në SHBA
-
Përmbytje në Kenia, mbi 60 të vdekur
-
Mbi 60 të vdekur e 65 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
82 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, 28 prej tyre fëmijë