Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga një sulm i armatosur në Bellevue, Washington, të shtunën mbrëma, raporton CNN.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 7:30 pasdite, derisa dyshohet se ka pasur edhe therje, transmeton KOHA.
“Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”, thotë shefi i Policisë, Steve Mylett.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve për të shpëtuar të plagosurin kjo nuk u arrit, dhe ai vdiq në vendin e ngjarjes.
Mylett ka bërë të ditur se njëri prej tyre kishte plagë të armës, derisa tjetri të thikës.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë në Washington
-
Të shtëna me armë në Uashington, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
-
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA
-
Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA