Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 800 njerëz kanë marrë vaksina false në Ugandë

Të paktën 800 njerëz në Ugandë janë vaksinuar me vaksina false kundër COVID-19, njoftuan autoritetet e vendit.

Shefja e Njësisë së Monitorimit të Shëndetit, Wallen Naamara, ka thënë në një deklaratë se rastet në rritje me COVID-19 në vend janë shqetësuese.

“Disa njerëz të paskrupullt mashtruan popullatën me vaksina false për COVID-19 me synimin për të bërë para”, ka thënë Naamara.

Ajo theksoi se të paktën 800 njerëz u vaksinuan midis majit dhe qershorit, duke shtuar se disa njerëzve u është dhënë ujë në vend të vaksinës.

Naamara deklaroi se dy infermiere janë arrestuar në hetimin e nisur për këtë rast dhe se një mjek është në arrati.

Duke nënvizuar se vaksinat kundër COVID-19 janë falas në vend, Naamara i bëri thirrje publikut të qëndrojë larg vaksinave të tilla të paguara.

Edhe Gjermania përballet me rritje të numrit të certifikatave të falsifikuara të vaksinimit Botë Gjermania përballet me rritje të numrit të certifikatave të falsifikuara të vaksinimit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit të Afrikës Lindore, 91.355 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani, prej të cilëve 2.483 persona kanë vdekur.