Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 5 të vdekur e disa të zhdukur nga përmbytjet në Majorka të Spanjës

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme në ishullin spanjolll të Majorkës.

Një masë uji e përzierë me baltën bllokoi qytezën e Sant Llorenç des Cardassar, në lindje të ishullit, pasi një lumë doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura, transmeton tch.

Automjetet u zhvendosën nga uji, ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur, raportojnë mediat lokale.

Ushtria spanjolle ka venë në dispozicion mbi 100 persona për operacionet e shpëtimit.

Helikopterë dhe avionë të ushtrisë janë nisur nga Valencia për t’u përfshirë në operacion.

{gallery}