Të paktën 4 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave në ishullin kryesor Java të Indonezisë të premten.
Aksidenti ndodhi rreth 500 metra nga stacioni i trenit Cicalengka ka theksuar, Ayep Hanapi, zyrtar i hekurudhave.
Ai ka njoftuar se një tren që transportonte 287 pasagjerë po udhëtonte nga Surabaya, kryeqyteti i provincës, kur u përplas me trenin tjetër me 191 pasagjerë që shkonte për në Padalarang nga stacioni Cicalengka, shkruan AP.
Aksidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit. Zëdhënësi i policisë në Java, Ibrahim Tompo, ka thënë se të paktën katër anëtarë të ekuipazhit të trenit kanë vdekur.
Artikuj të ngjashëm