Janë të paktën 30 protesta të parashikuara për t’u organizuar gjatë fundjavës në të gjithë Britaninë, për të kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit dhe largimin e Britanisë nga BE pa marrëveshje.
Protestuesit janë kryesisht pro-Bashkimit Evropian dhe qëndrimit të Britanisë në union, ndërkohë që kryeministri i ri nuk ka përjashtuar largimin edhe pa arritjen e një marrëveshjeje. Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit pa marrëveshje do të ishte dëmtues për Londrën.
Falë vendimit të Johnson për të pezulluar Parlamentin – normalisht një ndërprerje rutinë për të lejuar qeverinë të hartojë plane për një axhendë të re legjislative – ligjvënësit pro-BE-së kanë vetëm tre ditë për të miratuar një legjislacion urgjent, një kohë jashtëzakonisht e shkurtër për të shqyrtuar legjislacionin në Dhomat e Komunëve dhe Lordëve.
Drejtuesi i partisë kryesore të opozitës së Punës në Britani, Jeremy Corbyn, u ka kërkuar anëtarëve të partisë të protestojnë të Shtunën në 10 qytete britanike dhe të “mbyllin rrugët” dhe “të pushtojnë ura”/TCH.
-
Grupet anti-Trump në Britani do të protestojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan
-
Si e ndryshon Britania kryeministrin pa zgjedhje të përgjithshme?
-
Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
-
40 ditë protesta në Shqipëri
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në