Të paktën 25 persona, përfshirë një polic, janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro, raportojnë mediat lokale.
Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni të policisë në një pjesë të zonës Jacarezinho të qytetit.
Policia ka nisur operacionin pasi ka marrë raportime se trafikantë të drogës po rekrutonin fëmijë në bandat e tyre.
Dy pasagjerë në një tren u qëlluan nga plumbat, por i mbijetuan, transmeton BBC.
Sipas mediave lokale, banda e shënjestruar për bastisjen e policisë është e përfshirë në trafikim, vjedhje, vrasje dhe kidnapime.
Rio de Janeiro është një nga vendet më të dhunshme në Brazil dhe zona të gjera janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë nga ta të lidhur me banda të fuqishme të trafikimit të drogës.
-
Së paku 11 të vrarë në favelën e Rios në Brazil
-
Të paktën 20 të vdekur gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro
-
13 të vdekur në përplasjen mes policisë dhe bandave në Brazil
-
Bastisjet e policisë braziliane lënë të paktën 43 të vdekur
-
Policia braziliane vret 18 kriminelë të dyshuar gjatë bastisjes