Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet në Iranin jugor, ka njoftuar një zyrtar lokal të shtunën, shkruan “France24”.
Ky vend që kryesisht ballafaqohet me thatësira, është përballur me reshje të mëdha të shiut.
"Numri i njerëzve të mbytur është rritur në 22 pasi u gjet edhe një trup tjetër për shkak të përmbytjeve që prekën disa qytete në dhe rreth qarkut Estahban”, tha Javad Moradian, i cili drejton një njësi lokale të shpëtimit.
Një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe më herët ka njoftuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 21, ndërsa dy persona janë të zhdukur.
Nënkryetari i parë i Iranit, Mohammad Mokhber, i bëri thirrje guvernatorit të provincës Fars që të hapë një hetim mbi incidentin dhe "të kompensojë familjet e viktimave".
-
90 të vdekur nga përmbytjet në Iran
-
Të paktën 69 të vdekur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Iran
-
Pesë të vdekur e shumë të lënduar nga një varg tërmetesh në Iran
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani