Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 19 të vdekur pas një përleshjeje në një lokal në Indonezi

Të paktën 19 persona kanë vdekur pasi një lokali ku bëhej karaoke në Papuan Perëndimore të Indonezisë iu vu flaka, pas një përleshjeje mes bandave rivale të të rinjve në zonë, ka bërë të ditur policia indoneziane.

Një person u godit për vdekje me thikë në përleshjen herët të martën, përpara se vendi të digjej me 18 persona të bllokuar brenda, tha një zyrtar i policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përleshjet mes të rinjve në qytete janë normale, por që kanë shkaktuar kaq shumë vdekje, kjo është e para”, ka thënë një zëdhënës i policisë së Papua-s Perëndimore.

Ai tha se incidenti vdekjeprurës në vendin e argëtimit në Sorong ishte ende nën hetim dhe ishte e paqartë nëse numri i të vdekurve do të rritet.

Thuhet se përleshja ishte midis dy bandave rivale nga ishulli fqinj Maluku.