Së paku 14 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një zjarr i madh përfshiu një lokal të karaokes në Vietnam, afër qytetit Ho Minh.
Zjarri shpërtheu të martën mbrëma duke zënë brenda një pjesë të konsumatorëve, shkruan BBC-ja të mërkurën.
Katër persona kanë kërcyer nga dritaret e katit të dytë dhe të tretë, janë lënduar por kanë shpëtuar.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes pak pasi u ndalen alarmet.
Ekipet thanë se u deshën një orë për ta vënë nën kontroll zjarrin derisa bëhet e ditur se janë duke u hetuar shkaqet.
Ndërtesa e cila u përfshi nga zjarri ka 29 dhoma.
Edhe
Të paktën 14 të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në Vietnam
Kjo nuk është hera e parë që një lokal i karaokes përfshihet nga zjarri në qytetin Hanoi.
VIDEO:
Thirteen people have died and several injured after a #fire broke out at a busy #karaoke bar in the province of Bình Dương. Around 40 people are being treated at emergency department of An Phú Hospital, including 11 seriously injured and one case with traumatic brain injury. pic.twitter.com/82fPXHjd3f
— Việt Nam News (@VietnamNewsVNS) September 7, 2022