Një autobus që po barte turist është aksidentuar në afërsi të kryeqytetit bullgar, Sofje, duke lënë të vdekur të paktën 16 persona dhe 26 të tjerë të plagosur, thonë zyrtarët.
Nikolay Gabrovski nga shërbimi emergjent në Sofje, tha se pesë persona janë me lëndime të rënda, pasi një autobus u rrokullis teksa po udhëtonte në një autostradë më 25 gusht.
Policia tha se aksidenti ndodhi në qytetin Svoge, që gjendet 50 kilometra nga Sofja. Sipas Policisë, autobusi me turistë ishte përplasur me katër makina të tjera, transmeton REL.
Autoritetet bullgare tha se në autobusin e aksidentuar po udhëtonin 33 pelegrinë të cilët ishin nisur që të vizitonin një manastir.
Pas këtij aksidenti, Qeveria bullgare ka shpallur ditë zie kombëtare 27 gushtin.
-
Autobusi me turistë serbë përplaset në Bullgari
-
Gjithçka që dihet deri tash rreth aksidentit në Bullgari
-
Së paku 45 të vdekur pasi autobusi në Bullgari përfshihet nga zjarri
-
Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi
-
Gjashtë të vdekur nga aksidenti mes trenit dhe autobusit në Sllovaki