Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të jetuarit në izolim me abuzuesin

Kur krejt bota është vënë në bllokadë shkaku pandemisë, në Mbretërinë e Bashkuar, thirrjet në linjën kombëtare telefonike për çështjet e abuzimit janë rritur për 65 për qind gjatë fundjavës. Këtë gjë e ka bërë të ditur komisionari për abuzime në familje për Angli dhe Uells.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se gratë në vendet e varfra dhe në shtëpitë më të vogla ka të ngjarë që të kenë më pak mënyra për t’i raportuar abuzimet. BBC-ja ka intervistuar dy gra që janë aktualisht nën mbyllje dhe si rrjedhojë jetojnë me burrat e tyre, për të cilët thonë se i kanë abuzuar.

Geeta, Indi

Geeta zgjohet përditë në orën 5 të mëngjesit, teksa burri është shtrirë pranë saj në dysheme. Ai gërhet hovshëm.

Një natë më parë, ai ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe i tensionuar. Përhapja e koronavirusit nënkuptonte se gjithnjë e më pak njerëz do të mund të përdornin transportin publik, kështu që si një shofer që ishte, të ardhurat e Vijay kishin rënë nga 1.500 rupi në ditë (pak më shumë se 16 funte), në 700 rupi.

Edhe Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra Botë 3 j. më parë Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra

“Sa ditë do të jetë kështu?”, bërtiti ai, duke e përplasur për muri shishen e rakisë që po e pinte. Fëmijët e Geetas nxituan që të rreshtoheshin prapa saj për t’u fshehur.

Fatmirësisht, Vijayi u shtri në dyshekun e vogël, ku flinte e gjithë familja dhe e zuri gjumi pak pas shpërthimit të nervozizmit të tij... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Regjistrohuni falas)