Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të gjitha ndërtesat në Ukrainë tash e tutje do të kenë strehimore nga bombardimet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një ligj të ri për strehimoret nga bombardimet, që do të vendosen në çdo ndërtesë të re në Ukrainë.

Në korrik, Parlamenti i Ukrainës miratoi ligjin që Zelensky e nënshkroi mbrëmjen e së hënës, raportoi BBC-ja të martën.

Ligji gjithashtu parashikon vendosjen urgjente të një rrjeti strehimoresh nga bombardimet në të gjithë vendin.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt. Luftimet kanë duke vazhduar, mirëpo tani janë të fokusuara në pjesët juglindore të Ukrainës.