Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tanket ruse të prishura shfaqen në Kiev

Tanket ruse të prishura dhe mjetet tjera ushtarake janë duke u shfaqur në bulevardin Khreshchatyk në qendër të Kievit, raporton agjencia AP.

Qytetarët po bëjnë foto në afërsi të tyre.

Të shtunën janë vendosur mjetet ushtarake ruse të shkatërruara në qendër të Kievit, vetëm pak ditë para se Ukraina ta festojë ditën e pavarësisë më 24 gusht.

Përvjetori i pavarësisë do të festohet nga Ukraina në gjashtëmujorin që kur nisi pushtimi rus.

“Jam e sigurt se do të fitojmë dhe është mirë që kemi bërë një shfaqje të tillë. Pasi është një shtytje. E kur të gjithë duan të ndihmojnë, atëherë rritjet morali lartë. Mendoj se çdo gjë do të jetë mirë”, ka thënë studentja Irina Tupolenko.

Artikuj të ngjashëm