Botë

“Tani jam unë gjuetari”: Trump përmbys narrativën, reagon mes kritikash për dosjet Epstein

trump

Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një postim në rrjetin social X të hënën, i cili e shpërfaq presidentin amerikan, Donald Trump, në mesin e flamujve amerikanë dhe shqiponjave, me fishekzjarrë në sfond, të shoqëruar me mbishkrimin “Isha dikur preja, tani jam gjuetari”, shprehje kjo e presidentit republikan që iu referohet rivalëve të tij politikë nga Partia Demokratike.

Në vazhdim të postimit, sugjerohet se “ata (Demokratët) i janë vënë pas njeriut të gabuar”.

Ky postim është bërë në një kohë kur Trumpi ndodhet nën presion të shtuar për shkak të dosjeve të publikuara së fundmi për çështjen e Jeffrey Epstein.

Aktualisht, ai ka shënuar muajin e tij të gjashtë në Shtëpinë e Bardhë.

E sipas analizës së portalit Firstpost, këto 6 muaj u karakterizuan nga kaosi, problemet e brendshme dhe përplasjet me shtetet e tjera që e kanë vendosur atë me shpatulla mbrapa murit. Ai është përballur jo vetëm me kritikat e kundërshtarëve, por edhe me ato bazës së madhe të votuesve të “Make America Great Again” (MAGA).

Postimi i Shtëpisë së Bardhë në X

Bazuar në të dhënat historike të politologëve amerikanë, imazhet dhe retorika polarizuese, si në këtë postim, mund të rrisë mbështetjen e votuesve për 5 deri në 7 për qind, duke u vlerësuar si lëvizje strategjike për të mobilizuar masën e gjerë në fillim të mandatit të tij të dytë.