Një komandat i forcave speciale në policinë e Afganistanit është vrarë në Kabul më 28 qershor, derisa ka qenë duke kaluar kohë me familjen e tij në zonën, Makrorayan, ka thënë ministria e Brendshme e Afganistanit.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Najb Danish, ka njoftuar më 29 qershor për vrasjen e Azizullah Karwan, përgjegjës për provincën Paktika.
Në të kaluarën ai është thënë të ketë shpëtuar një varg tentim-vrasjesh.
Pjesëtarë të forcave policore që kanë punuar me Karwan kanë thënë se vdekja e këtij të fundit përbën shqetësim të madh në luftën kundër kryengritësve në lindje të Afganistanit.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një intervistë telefonike.
-
“Ejani merreni trupin, ua kemi vrarë djalin” – afganët rrëfejnë tmerrin që po e përjetojnë nga talebanët
-
Ngrihen pikëpyetje në Kabul, “zhduken” dy liderë talebanë
-
17 të vdekur nga të shtënat festive të talebanëve
-
Talebanët dërgojnë forca shtesë rreth aeroportit të Kabulit
-
Talebanët marrin nën kontroll kryeqytetin rajonal në Afganistan