Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në konferencë për media ka thënë se të drejtat e grave në Afganistan do të jenë bazuar në ligjet e sheriatit.
“Dua ta sigurojë komunitetin ndërkombëtar se asnjëri nuk do të dëmtohet. Nuk duam të kemi probleme me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Mujahid. “Ne duhet të veprojmë bazuar në parimet tona fetare. Shtetet tjera kanë qasje ndryshe, rregulla e rregullore. Afganët kanë të drejtë të kenë rregullat e rregulloret e tyre bazuar në vlerat tona. Ne jemi të përkushtuar për të drejtat e grave nën sistemin e sheriatit. Do të punojnë krah për krah me ne. Ne duam të sigurojmë komunitetin ndërkombëtar se nuk do të ketë diskriminim”.
Ai ka thënë se do t’u lejohet grave të punojnë dhe studiojnë brenda kornizave të tyre.
“Gratë do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda kornizave tona ligjore”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve.
-
Gratë në Afganistan “përkohësisht” nuk do të mund të dalin në vende pune
-
Siguri e të drejta sipas ligjit islamik në Afganistanin e talebanëve
-
Talebanët do t’i mbyllin të gjitha OJQ-të që punësojnë gra afgane
-
Macet kanë më shumë të drejta se gratë afgane, thotë Meryl Streep
-
Talebanët arrestojnë disa gra për shkak të hixhabit