Në një demonstrim të rrallë dhe të hershëm të kundërshtimit ndaj qeverisjes talebane, me dhjetëra persona janë mbledhur në qytetin lindor afgan, Xhalalabad, dhe kanë ngritur flamurin kombëtar.
Krejt kjo në një demonstratë anti-talebane zhvilluar të mërkurën, pamjet nga e cila janë transmetuar nëpër mediat sociale. Me këtë rast, protestuesit shihen teksa ngrenë flamurin trengjyrësh të Afganistanit dhe e zëvendësojnë atë të talebanëve.
Në videoxhirimet nga rasti më vonë shfaqen luftëtarët talebanë, të cilët gjuajnë në ajër dhe i godasin disa prej të pranishmëve me shkopinj. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se nuk ka të dhëna lidhur me ndonjë viktimë.
Talebanët kanë ngritur flamurin e tyre në të gjitha territoret e zaptuara të Afganistanit.
-
Përvjetori i pushtetit - Talebanët mbulojnë Kabulin me lule, i hedhin lule me helikopterë
-
Talebanët arrestojnë disa gra për shkak të hixhabit
-
Talebanët e shënojnë dyvjetorin e kthimit në pushtet në Afganistan
-
Gratë afgane protestojnë kundër njohjes ndërkombëtare të qeverisë talebane
-
Talebanët arrestuan disa gra që protestuan kundër ndalimit të tyre në universitete