Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talebanët mbyllin disa ministri dhe komisione

Nën arsyetimin se “nuk janë të nevojshme”, talebanët kanë shpërbërë disa institucione, duke përfshirë dy ministri të Afganistanit.

Të dielën e 26 dhjetorit, talebanët shpërndanë Ministrinë për Paqe dhe Ministrisë e Çështjeve Parlamentare dhe dy komisione zgjedhore.

Zëvendës-zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talebanët e Afganistanit, Bilal Karimi, tha se janë shpërbërë Komisioni i Pavarur Zgjedhor dhe Komisioni Zgjedhor i Ankesave.

Ai i quajti ato “institucione të panevojshme për situatën aktuale në Afganistan”, duke thënë se nëse do të ketë nevojë për komisione në të ardhmen, qeveria talebane mund t'i ringjallë ato, raporton “Euronews”.

Të dy komisionet zgjedhore ishin të mandatuara për të administruar dhe mbikëqyrur të gjitha llojet e zgjedhjeve në vend, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe të këshillave krahinore.

Talebanët kishin mbyllur më parë Ministrinë e Çështjeve të Grave.

Kabineti aktual nuk ka gra. Në sundimin e tyre të mëparshëm të Afganistanit, nga viti 1996 deri në vitin 2001, talebanët u kishin ndaluar vajzave dhe grave nga shkolla, puna dhe jeta publike.

Artikuj të ngjashëm