Militantët talebanë e thelluan depërtimin në Afganistan, duke i marrë nën kontroll dy nga tri qytetet më të mëdha të vendit.
Avancimi i tyre ka shtyrë ambasadat perëndimore që t’i nisin përgatitjet për të dërguar trupa me qëllim të evakuimit të stafit nga Kabuli.
Pushtimi i qytetit të dytë më të madh në jug, Kandahar dhe Herat në perëndim pas dy ditësh përleshje, përbëjnë një humbje të madhe për Qeverinë derisa kryengritja talebane po i shpartallon forcat e sigurisë.
Disfatat e njëpasnjëshme të tyre karshi talebanëve kanë ushqyer frikën se Qeveria e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bjerë edhe para finalizimit të tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes kanë bërë të ditur se talebanët mund ta marrin nën kontroll edhe Kabulin, brenda 90 ditësh.
Edhe
Me avancimet e reja, talebanët shtrëngojnë lakun përreth Kabulit
Si kundërpërgjigje ndaj avancimeve talebane, Pentagoni ka njoftuar se do të dërgojë rreth 3 mijë trupa shtesë brenda 48 orësh për evakuimin e stafit të Ambasadës amerikane.
Planet e ngjashme i kanë konfirmuar deri më tani edhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja.