Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajvani vendos sisteme raketore, Kina fton diplomatët

Ushtria e Tajvanit ka vendosur sisteme raketore me bazë tokësore dhe ka dërguar avionë dhe anije për të monitoruar situatën, tha ministria e saj e mbrojtjes, raportoi BBC të premten.

Kjo vjen pasi shumë anije dhe avionë kinezë kaluan vijën e ngushticës së Tajvanit më herët këtë mëngjes. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit përsëriti deklaratën e saj se do të rriste gatishmërinë e saj luftarake, por nuk do të kërkonte luftë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se reagimi i Kinës ndaj vizitës së Pelosit ka qenë “provokues”.

Kina u përpoq të frikësonte jo vetëm Tajvanin, por edhe fqinjët e saj, tha Blinken në Samitin e Azisë Lindore në Kamboxhia.

Blinken shtoi se SHBA-ja kërkon të qetësohen ujërat dhe se vazhdon të qëndrojë krah aleatëve dhe partnerëve.

Kina ka thirrur ambasadorin japonez në Pekin si dhe diplomatët evropianë në vend për të protestuar kundër deklaratave të lëshuara nga G7 dhe BE-ja që kritikuan stërvitjet e saj ushtarake rreth Tajvanit.

Zëvendësministri Deng Li i quajti deklaratat "të gabuara" dhe kundërshtoi "ndërhyrjen e qëllimshme në punët e brendshme të Kinës", tha të premten ministria e jashtme.

Të enjten, Kina anuloi gjithashtu një takim të ministrave të jashtëm me Japoninë për të protestuar ndaj deklaratës së G7-s, e cila i kërkoi Pekinit të mos "përpiqej për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quon".