Botë

Tajvani i thotë Elon Muskut se “nuk është në shitje”

Ministri i Jashtëm i Tajvanit i ka thënë miliarderit Elon Musk se ky shtet "nuk është në shitje". Kjo deklaratë ka ardhur pasi që Musk ka deklaruar se ishulli ishte pjesë e Kinës.

"Dëgjoni, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht nuk është në shitje!", ka shkruar ministri i jashtëm Xhozef Wu në rrjetin social X.

Këtë javë, në një samit biznesi, Musk e ka krahasuar Tajvanin me Havain, duke e quajtur atë një "pjesë integrale" të Kinës.

Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk, i cili ka interesa biznesi në Kinë, ka zemëruar qeverinë e Tajvanit me deklaratat e tij. Më herët ai ka theksuar se tensionet midis Pekinit dhe Taipeit mund të zgjidheshin duke i dhënë Kinës një kontroll mbi Tajvanin.

Më pas në një intervistë për “Financial Times”, Musk ka thënë se ai besonte se dy qeveritë mund të arrinin një marrëveshje "të arsyeshme, të kënaqshme".

Ambasadori i Kinës në SHBA e kishte lavdëruar Muskun, por homologu i tij tajvanez kishte deklaruar diçka të ngjashme me ministrin Wu është e pa mundur. “Liria jonë nuk është në shitje", kishte thënë ai.

Wu gjithashtu shkroi në X se "Shpreson që Elon Musk mund të kërkojë gjithashtu nga Kina që të lejojë X-in për qytetarët e saj”.

Platforma X që është në pronësi të Muskut, e njohur më parë si Twitter, dhe është e ndaluar në Kinë./ BBC

VIDEO: