Protestuesit pro demokracisë së Tajlandës janë përleshur me policinë dhe kanë tentuar të afrohen te pallati mbretëror për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kthimin e demokracisë.
Lëvizja prodemokracisë është në ditën e dytë të protestave në Bankok dhe vazhdimisht janë përplasur me policinë që ka përdorur edhe topa uji ndaj protestuesve.
Kjo lëvizje për muaj të tërë i ka bërë presion shtetit për dorëheqjen e kryeministrit dhe për të bërë ndryshimet kushtetuese për t’i dhënë hapësirë demokracisë.
Përveç këtyre kushteve, protestuesit, që kanë zaptuar rrugët e qytetit për disa muaj, kanë bërë thirrje për reforma në monarki për ta bërë më të përgjegjshme për veprimet politike.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia përdor gaz lotsjellës gjatë përleshjes me protestuesit në Bangkok
-
Mijëra protestues në Tajlandë kërkojnë dorëheqjen e kryeministres
-
Policia tajlandeze paralajmëron më tepër arrestime të protestuesve
-
Vazhdojnë protestat në Birmani, Policia përdor ujin për të shpërndarë mijëra protestues
-
Ngjyrat e protestës në veprat e artistes tajlandeze