Protestat kundër Qeverisë në Tajlandë shpërthyen në dhunë të shtunën, pasi policia përdori gazlotjsllës dhe plumba gome ndaj demonstruesve që hidhnin gurë dhe fishkzjarrë. Re të tymit mbërthyen rajonin Din Daeng në Bangkok, kur policia i bllokoi rrugët që shpijnë drejt bazës ushtarake ku ndodhet shtëpia e kryeministrit.
Protestuesit e kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Prayuth Chan-ocha, dhe që një pjesë e buxhetit të monarkisë dhe ushtrisë të kanalizohen në betejën kundër koronavirusit. Protestat janë zgjeruar javëve të fundit teksa Qeveria ka dështuar që ta vërë nën kontroll përhapjen masive të COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Tajlandezët në protesta, duan reforma dhe më shumë liri
-
Tajlanda paralajmëron se përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë
-
Mijëra protestues në Tajlandë kërkojnë dorëheqjen e kryeministres
-
Mbi 20 të vdekur e qindra të plagosur në protestat antiqeveritare në Bangladesh
-
Shpërthejnë sërish protestat në Kenia, policia gjuan me gaz lotsjellës