Një tajfun i fuqishëm ka përfshirë provincën Guangdong të Kinës, që përbëhet nga një numër i madh i popullsisë. Tajfuni fillimisht kishte nisur në Filipine duke lënë të vdekur 29 persona.
Me fuqi të erës që arrin deri në 200 km për orë, cikloni Mangkhut konsiderohet më i forti që ka goditur rajonin këtë vit dhe cilësohet në kategorinë 5.
Kryeqyteti Hong Kong ka rritur alarmin e tajfunit në 10, në mëngjesin që erërat lanë dëme të mëdha në objekte si dhe çrrënjosi shumë pisha.
Ndërkohë, autoritetet në ishujt Filipine, njoftuan se në mesin e 29 viktimave janë edhe një foshnje dhe një fëmijë, si dhe 13 persona tjerë janë lajmëruar të zhdukur.
Artikuj të ngjashëm
-
Tajfuni Mangkhut, së paku 25 të vdekur në Filipine
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Kina evakuon 2 milionë banorë pasi tajfuni Ragasa i afrohet jugut
-
Tajfuni vdekjeprurës Doksuri arrin edhe në Kinë
-
Të paktën 19 të vdekur si pasojë e tajfunit që goditi Filipinet